-
Jeta e Ringjalljes
25 Jezusi i tha: ”Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.26 Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?”. Gjoni 11: 25-26
-
Kostoja e Ndjekjes
24 Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë”. 25 Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ”Rabbi, mos jam unë ai?”. Ai i tha:…
-
Dëgjo dhe Bëj
46 Përse më thirrni, “Zot, Zot” dhe nuk bëni atë që ju them? 47 Çdo njëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe t’i vë në praktikë, unë do t’ju tregoj kujt i ngjan. 48 Ai i ngjan njeriut që, kur ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi…
-
Rruga e Ngushtë
13 Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. 14 Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! Mateu 7: 13-14
-
Porta drejt Jetës së Plotë
9 Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.10 Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk. Gjoni 11: 25-26
-
Falje të Gjithëve
46 dhe u tha atyre: ”Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, 47 dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. 48 Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. LLuka 24: 46-48
-
Shkrimet parathonë Mesian
25 Atëherë ai u tha atyre: ”O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët! 26 Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?”. 27 Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat…
-
Urdhri më i Madh: Dashuria
37 Dhe Jezusi i tha: ””Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. 38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. 39 Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. 40 Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët”. Mateu 22:…
-
Udha
6 Jezusi i tha: ”Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. Gjoni 14:6